| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Opozita e dërgon në Kushtetuese ratifikimin e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-ShBA
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, konfirmoi se opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar procedurën e ndjekur nga shumica parlamentare për miratimin e marrëveshjes në fjalë.
Opozita e dërgon në Kushtetuese ratifikimin e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-ShBA
Opozita e dërgon në Kushtetuese ratifikimin e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-ShBA

Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, Partia Demokratike (PD), ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe ShBA-së të huasë direkte në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak. 

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, konfirmoi se opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar procedurën e ndjekur nga shumica parlamentare për miratimin e marrëveshjes në fjalë.

Sipas tij, opozita nuk kundërshton marrëveshjen në vetvete, por mënyrën se si ajo u miratua.

"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe opozita në tërësi e ka bërë të qartë se e mbështet në parim këtë marrëveshje, sepse ajo i shërben interesit strategjik të Shqipërisë për të rritur investimet në mbrojtje, për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe për të përmbushur detyrimet që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Ajo duhej të ishte një model i respektimit të Kushtetutës, i transparencës dhe i debatit parlamentar, jo një tjetër shembull i përdorimit të shumicës parlamentare për ta shkelur Kushtetutën", është shprehur Bardhi.

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi më 27 korrik me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe ShBA-së të huasë direkte në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak, ku bëhet e ditur se ka për qëllim blerjen e pajisjeve ushtarake.

Deputetët e Partisë Demokratike, nuk morën pjesë në seancë, pasi sipas tyre seanca për marrëveshjen me ShBA-në "është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën".

Teksti i marrëveshjes nuk është bërë publik pasi sipas autoriteteve përbën sekret shtetëror, ndërkohë është raportuar se parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë