Shqipëria në solidaritet me Türkiyen pas sulmit me raketë balistike nga Irani
Në reagimin zyrtar, Shqipëria thekson se qëndron në mbështetje të plotë të Türkiyen, duke e cilësuar atë si aleate në kuadër të NATO-s dhe partner strategjik.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmit me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Türkiyes, duke shprehur solidaritet të plotë me Ankaranë.
Në reagimin zyrtar, Shqipëria thekson se qëndron në mbështetje të plotë të Türkiyes, duke e cilësuar atë si aleate në kuadër të NATO-s dhe partner strategjik.
Ministria ka mirëpritur reagimin e menjëhershëm të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të Aleancës, të cilat, sipas njoftimit, arritën të neutralizojnë raketën balistike, duke mbrojtur popullsinë civile dhe territorin e NATO-s.
Në deklaratë theksohet se sulmet e papërgjegjshme të Irani rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin, ndërsa nënvizohet se një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të Aleancës.