Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës kanëgjetur një sasi të madhe të plumbave dhe një uniformë mesimbole të Serbisë në veriun e banuar me shumicë serbe.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një aksioni në Komunën e Zubin Potokut, policia gjeti 297 fishekë dhe një uniformë.
TË REKOMANDUARA
Policia bëri të ditur se plumbat dhe uniforma janë gjetur në njështëpi të pabanuar në Zubin Potok.
Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.























