| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Türkiye monitoron gjendjen e dy marinarëve të plagosur në një sulm me dron në brigjet e Ukrainës
Ministria e Jashtme tha se ka mësuar se dy shtetas turq që shërbenin në bordin e një anijeje në pronësi turke me flamur të Panamasë janë plagosur në një sulm me dron pranë portit të Çornomorskit të Ukrainës.
Türkiye monitoron gjendjen e dy marinarëve të plagosur në një sulm me dron në brigjet e Ukrainës
Türkiye monitoron gjendjen e dy marinarëve të plagosur në një sulm me dron në brigjet e Ukrainës

Türkiye tha sot se po e ndjek nga afër gjendjen e dy anëtarëve të ekuipazhit turk që u plagosën pasi një anije mallrash në pronësi turke, me flamur të Panamasë, u sulmua nga një dron pranë portit të Çornomorskit të Ukrainës.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme tha se ka mësuar se dy shtetas turq që shërbenin në bord të anijes janë plagosur në sulm.

“Gjendja e qytetarëve tanë po ndiqet nga afër nga Ambasada jonë në Kiev dhe Konsullata e Përgjithshme në Odesa”, thuhet në deklaratë.

Ministria gjithashtu tha se Türkiye ka shprehur shqetësimet e saj si ndaj Rusisë ashtu edhe ndaj Ukrainës për sulmet në Detin e Zi që rrezikojnë interesat turke dhe sigurinë rajonale në kushtet e përshkallëzimit të luftës.

Ajo theksoi se garantimi i sigurisë së lundrimit për anijet civile në Detin e Zi mbetet një nga prioritetet kryesore të Türkiyes dhe u bëri thirrje të gjitha palëve përkatëse të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve në rajon.