Klubi anglez Sunderland organizoi të mërkurën në mbrëmje ceremoninë vjetore të çmimeve të fundsezonit ne “Beacon of Light”, ku u mblodhën lojtarët, stafi, partnerët dhe tifozët për të nderuar arritjet e sezonit 2025-26 në të gjitha nivelet e klubit.
Në një sezon të suksesshëm pas rikthimit në Premier Ligë, kapiteni, Granit Xhaka, u shpall Lojtari i Sezonit, duke u vlerësuar për lidershipin dhe kontributin e tij të madh në mesfushë.
Një nga momentet më të paharrueshme të sezonit erdhi në derbin ndaj Newcastle United, ku Brian Brobbey shënoi golin vendimtar që i dha fitoren Sunderland-it. Ky moment u votua nga tifozët si “Momenti i Sezonit”.
Talenti i ri Chris Rigg u shpërblye me Çmimin e Golit të Sezonit pas golit të tij spektakolar ndaj Aston Villas, ndërsa portieri Robin Roefs u vlerësua si Lojtari i Ri i Sezonit për paraqitjet e tij të qëndrueshme në Premier Ligë.
Mbrojtësi Dan Ballard mori çmimin për kontributin në komunitet, duke u vlerësuar për angazhimin e tij jashtë fushës së lojës.
Në ekipin e femrave të klubit, Emily Scarr u shpall Lojtarja e Sezonit, ndërsa Katie Kitching fitoi çmimin për Golin e Sezonit. Talentja e re Katy Kitching u vlerësua si Lojtarja e Re e Sezonit.
Në akademinë e klubit u shpërblyen gjithashtu lojtarët e rinj, ku Finn Geragusian, Finlay Holcroft dhe
Charlie Scorer u nderuan si më të mirët në grupmoshat e tyre.
Cermonia në “Beacon of Light” shërbeu si një mbyllje festive e një sezoni të rëndësishëm për klubin, duke vlerësuar sukseset në fushë, punën në komunitet dhe zhvillimin e talenteve të reja.


















