BIZNES & TEKNOLOGJI
3 minuta leximi
Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Istanbul
Eventi do të bashkojë aktorët globalë përmes zonës së veçantë ushqimore H-FOOD dhe do të ofrojë perspektivë të re për kompanitë turke që operojnë në sektorin ushqimor.
Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Istanbul
Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Istanbul
8 Tetor 2025

Përderisa Samiti i 11-të Botëror i Hallallit (Helal Expo 2025) përgatitet të bashkojë aktorët globalë në Istanbul, zona e veçantë ushqimore H-FOOD e cila do të lançohet si pjesë e panairit, do të hapë rrugë të reja për kompanitë turke në tregti.

Sipas një deklarate nga Këshilli i Samitit Botëror të Hallalit, Samiti i 11-të Botëror i Hallalit, i cili bashkon ekosistemin hallall në një shkallë globale dhe është ndër ngjarjet kryesore në botë në këtë drejtim, do të mbahet në Istanbul nga data 26-29 nëntor.

"Helal Expo 2025" do të mbahet si pjesë e samitit, me Agjencinë Anadolu (AA) si Partnerin e saj Global të Komunikimit. Eventi do të bashkojë aktorët globalë përmes zonës së veçantë ushqimore H-FOOD dhe do të ofrojë perspektivë të re për kompanitë turke që operojnë në sektorin ushqimor.

Eventi, i mbajtur në Qendrën e Ekspozitave të Istanbuli, do të bashkojë mijëra profesionistë të industrisë, duke përfshirë prodhuesit dhe pronarët e markave ushqimore, importuesit dhe eksportuesit, si dhe ofruesit e paketimit, logjistikës dhe teknologjisë ushqimore.

- Kërkesa për ushqim hallall po rritet çdo ditë

Sipas informacionit të dhënë, ndërsa kërkesa për ushqim të sigurt rritet çdo ditë në mbarë botën, aktorët globalë po ndërmarrin hapa të rëndësishëm drejt bashkëpunimeve të reja.

Ndërsa kërkesa globale për ushqim të pastër, të sigurt dhe higjienik rritet, kompanitë që operojnë në Türkiye synojnë të zgjerojnë pjesën e tyre të tregut përmes partneriteteve të reja. Me inovacionet e fundit, ekosistemi ushqimor tani është në dispozicion të konsumatorëve me një gamë të gjerë opsionesh dhe tregu hallall vazhdon të rritet me shpejtësi.

Një raport i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB-së zbulon se do të ketë rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe tregtinë globale të mallrave ushqimore, ndërsa klima, kostot e inputeve, politikat tregtare dhe zhvillimet teknologjike pritet të luajnë rol të rëndësishëm në të ardhmen e tregut ushqimor midis viteve 2025 dhe 2034.

- Tregu i ushqimit hallall pritet të kalojë 5 trilionë dollarë

Audienca e synuar në tregun e ushqimit hallall parashikohet të arrijë 3.6 miliardë njerëz në vitet e ardhshme, ndërsa tregu global i ushqimit hallall aktualisht rreth 2 trilionë dollarë, pritet të kalojë 5 trilionë dollarë deri në vitin 2032.

Kompanitë turke që kërkojnë të diversifikojnë praninë e tyre në treg brenda ekosistemit global hallall dhe të krijojnë partneritete të reja me aktorë globalë pritet të arrijnë shifra më të larta prodhimi në të ardhmen.

Tregu i ushqimit hallall, i cili është rritur me shpejtësi kohët e fundit dhe ofron mundësi të reja për kompanitë, po zgjeron shtrirjen e tij në vende të reja.

Kërkesa për ushqim hallall në vende të shumta, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Egjiptin, Algjerinë, Marokun, Indonezinë, Malajzinë, Palestinën, Pakistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin, Gjermaninë, Rusinë, Bosnjë e Hercegovinën, Belgjikën, Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Nigerinë, Kenian dhe Afrikën e Jugut, paraqet mundësi të rëndësishme për Türkiyen.

Eksploro
Austria bëhet fushëbeteja më e re kundër Clearview AI për mbledhjen e miliarda imazheve online
Meta pushon nga puna 600 punonjës në njësinë e inteligjencës artificiale
Balluku: Partneriteti Shqipëri-Türkiye i ndërtuar mbi vizionin për zhvillim dhe stabilitet në rajon
Google ndërt­on në Indi qendrën më të madhe të inteligjencës artificiale jashtë ShBA-së
Banka e Shqipërisë: Zhvillimet ekonomike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin pozitive
OBT-ja: Inteligjenca artificiale pritet të rrisë tregtinë globale me 37 për qind
Raport: Transformimi digjital i gjelbër rrit efikasitetin në energji, por sjell edhe rreziqe të reja
BE-ja gjobit Google-in me 3,5 miliardë dollarë për shkelje lidhur me reklamat
Shitjet e Starbucks në Malajzi bien me 36 për qind për shkak të bojkotit për Gazën
Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla
Rusia kufizon WhatsApp dhe Telegram, kalon në aplikacionet vendase
Bitcoin arriti nivelin më të ri rekord
Robotë humanoidë me inteligjencë artificiale zhvillojnë ndeshjen e parë të futbollit në Kinë
Grok i xAI përkohësisht i pezulluar për komentet mbi gjenocidin në Gaza
Mira Murati refuzoi 1 miliard dollarë nga Meta
Pretendohet se NASA përgatitet të dërgojë një reaktor bërthamor në Hënë
Kërkimi i fuqizuar nga IA-ja po riformëson trafikun në internet
Kompania turke prezanton sistem të ri inteligjent të mbrojtjes
Bitcoin arrin një rekord të ri prej mbi 97.260 euro
Amazon do të zvogëlojë numrin e punonjësve me përhapjen e përdorimit të IA-së