| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Trump i cakton Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar propozimin e tij për Gazën
"Unë po kërkoj që të gjithë palestinezët e pafajshëm të largohen menjëherë nga kjo zonë e cila mund të përbëjë vend vdekjeje të madhe në të ardhmen, drejt pjesëve më të sigurta të Gazës", tha presidenti amerikan.
Trump i cakton Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar propozimin e tij për Gazën
Trump i cakton Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar propozimin e tij për Gazën / Reuters

Presidenti amerikan Donald Trump caktoi mbrëmjen e së dielës si afatin përfundimtar që Hamasi të pranojë propozimin e tij për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Gaza, duke e quajtur këtë “shansin e fundit” për grupin palestinez.

Trump tha se Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen deri në orën 18:00 sipas kohës së Bregut Lindor të ShBA-së (22:00 GMT) të dielën, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh deri atëherë, “do të shpërthejë një ferr kundër Hamasit, siç nuk është parë kurrë më parë”.

“Si hakmarrje për sulmin ndaj qytetërimit më 7 tetor 2023, mbi 25.000 ‘ushtarë’ të Hamasit janë vrarë tashmë. Shumica e të tjerëve janë të rrethuar dhe të bllokuar ushtarakisht, thjesht duke pritur që unë të jap urdhrin ‘nisuni’ që jeta e tyre të shuhet shpejt”, shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.

“Sa i përket pjesës tjetër, ne e dimë se ku jeni dhe kush jeni, dhe do të ndiqeni e do të vriteni. Unë po kërkoj që të gjithë palestinezët e pafajshëm të largohen menjëherë nga kjo zonë e cila mund të përbëjë vend vdekjeje të madhe në të ardhmen, drejt pjesëve më të sigurta të Gazës. Ndaj të gjithë do të kujdeset mirë nga ata që janë në pritje për të ndihmuar”, shtoi ai.

Trump nuk specifikoi se për cilën zonë “vdekjeje” e kishte fjalën, por Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij në Qytetin e Gazës javët e fundit.

OKB-ja tha të enjten se më shumë se 417.000 njerëz janë zhvendosur nga veriu i Gazës që nga mesi i gushtit, duke paralajmëruar për kushte të rënda dhe të pasigurta në jug, ku forcat izraelite kanë urdhëruar civilët të zhvendosen.

Shefi i ndihmave i OKB-së, Tom Fletcher, theksoi në platformën amerikane X se “luftimet vazhdojnë në Qytetin e Gazës. Qasja në veri është e vështirë. Kërkohet përpjekje humanitare e pakufizuar, por shumë organizata janë detyruar të pezullojnë operacionet”.

“Lëshimi i urdhrave për zhvendosje nuk i përjashton palët në konflikt nga përgjegjësitë: shumë civilë mbeten ende aty dhe duhet të mbrohen”, shtoi ai.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë ndaj Gazës për gati 18 vjet, një territor me afro 2,4 milionë banorë. Ai e shtrëngoi më tej rrethimin më 2 mars, duke mbyllur të gjitha pikat kufitare dhe duke bllokuar dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve, gjë që e ka shtyrë enklavën drejt urisë masive.

Që nga tetori 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë afro 66.300 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. OKB-ja dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar vazhdimisht se enklava po bëhet e pabanueshme, ndërsa uria dhe sëmundjet po përhapen me shpejtësi mes zhvendosjeve masive.


Eksploro
Presidenti sirian: Heqja e sanksioneve hapi derën për investime dhe rimëkëmbje ekonomike
Kryeministri libanez: Rindërtimi përtej kapacitetit shtetëror, kërkon financim arab e ndërkombëtar
Kryeministri irakian mbërrin në Gjermani si pjesë e një turneu evropian
Arabia Saudite dërgon alarme urgjence për “rrezik të mundshëm” në Xhide, Mekë dhe Taif
Një dron japonez "Global Hawk" zhduket mbi Detin e Japonisë
Opozita izraelite kërkon përjashtimin e partisë së ministrit Ben-Gvir nga zgjedhjet e përgjithshme
Kina: ShBA-ja të ndalojë grumbullimin e saj ushtarak në hapësirë
AfD-ja arrin mbështetje rekord prej 30 për qind në sondazhin në Gjermani
Iraku dhe Franca zgjerojnë bashkëpunimin në mbrojtje, nënshkruajnë gjashtë marrëveshje
Tarifat e reja amerikane vendosin taksa 50 për qind për 110 produkte kanadeze
UNICEF-i: Përshkallëzimi i luftimeve në Jemen pengon arsimin për më shumë se 137 mijë fëmijë
Kryeministri britanik riafirmon besimin në Union pasi 3 kombe nënshkruan deklaratën për vetëvendosje
Liderët e Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Uellsit pritet të diskutojnë për shpërbërjen e MB-së
OBSh-ja do të ndalojë furnizimet me naftë për më shumë se 20 spitale në Gaza
Ministri izraelit i Kulturës premton t’u heqë shtetësinë regjizorëve të dokumentarit për Gazën
Kryeministri i Malajzisë: Shoqëritë myslimane të mbajnë hapin në fushën e inteligjencës artificiale
Indonezi: Qindra ekipe në kërkim të 129 personave të zhdukur pas përmbysjes së anijes
Kryediplomati sirian: Partneriteti strategjik me Türkiyen po përparon me shpejtësi
Irani: Takimi i së hënës në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare në Ngushticën e Hormuzit
Kryediplomati turk mbërrin në Damask