| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kurti pas zgjedhjes së presidentes së re: Tash kemi punë dhe projekte përpara
Kurti pas inaugurimit të presidentes Shiroka-Pula të mërkurën tha para gazetarëve se tani fokusi duhet të jetë në stabilitetin institucional dhe në vazhdimin e projekteve të nisura, si dhe në fillimin e projekteve të reja.
Kurti pas zgjedhjes së presidentes së re: Tash kemi punë dhe projekte përpara
Kurti pas zgjedhjes së presidentes së re: Tash kemi punë dhe projekte përpara./ AA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si presidente të re, Kosova ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si lajm të gëzueshëm.

Kurti pas inaugurimit të presidentes Shiroka-Pula të mërkurën tha para gazetarëve se tani fokusi duhet të jetë në stabilitetin institucional dhe në vazhdimin e projekteve të nisura, si dhe në fillimin e projekteve të reja.

“Tash kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe ato që kanë nisur më herët edhe ato që i fillojmë tani. Dhe posa u përshëndetëm sot përsëri, kemi presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetorit 2026”, tha Kurti.

Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale në orët e para të së mërkurës gjithashtu tha se pas Ligjit me ndryshime për Dhoomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë do të punojnë së bashku për suksesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në apel.

Një zëdhënës i BE-së të mërkurën në një përgjigje për mediat kosovare deklaroi se miratimi i ligjit në fjalë bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.