Ajër, det dhe hekurudha: sa udhëtarë i përdorën këto forma transporti në Shqipëri?
RAJONI
2 minuta leximi
Ajër, det dhe hekurudha: sa udhëtarë i përdorën këto forma transporti në Shqipëri?Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri i pasagjerëve me avion në 2025 është rritur me afro 8,7 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa pasagjerët me tren kanë kulmuar rënien në dhjetor 2025, me zero në total.
Ajër, det dhe hekurudha: sa udhëtarë i përdorën këto forma transporti në Shqipëri? / TRT Balkan

Transporti hekurudhor në Shqipëri po humbet gjithnjë e më shumë atraktivitin, duke reflektuar një rënie të ndjeshme të numrit të udhëtarëve, me shifra zyrtare që janë pothuajse të përgjysmuara krahasuar me periudhat e mëparshme. Në kontrast me këtë tendencë, transporti detar dhe ai ajror kanë shënuar rritje gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar një interes gjithnjë e më të madh të udhëtarëve për këto forma transporti

Transporti hekurudhor

Referuar të dhënave statistikore për vitin 2025, transporti hekurudhor si mjet udhëtimi është përdorur nga 4,146

pasagjerë, duke shënuar ulje me afro 46% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Viti 2024 ka pasur 7,740 pasagjerë që kanë zgjedhur të udhëtojnë me tren. Edhe pse një numër i ulët në vetvete, asnjë muaj nuk ka shënuar 0 pasagjerë, siç regjistrohet në dhjetor të vitit 2025.

Transporti ajror

Ndërkaq, për vitin 2025, totali i pasagjerëve me avion është shënuar në 11,640,070. Në periudhën janar - dhjetor  2024, totali i pasagjerëve që “fluturuan” ishte 10,708,995.

Thënë ndryshe, teksa trendi i transportit hekurudhor është në rënie, aeroportet në Shqipëri kanë pasur 931,075 udhëtarë më shumë në 2025, duke dëshmuar kontrastin e thellë midis “boom-it” të fluturimeve dhe stacioneve bosh të trenave.

Transporti detar

Transporti detar rezulton të jetë i dyti në zgjedhjen e udhëtarëve pas fluturimeve me avion. Dhe, në vitin që lamë pas ka shënuar dhe një rritje me afro 6.4% krahasuar me 2024-ën. 

Referuar INSTAT, totali i pasagjerëve që përdorën transportin detar në vitin 2025 ishte 1.696.649 ose 101.323 më shumë se në vitin 2024. 

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen