| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidentët e Türkiyes dhe EBA-së në një bisedë telefonike diskutojnë për zgjerimij e marrëdhënieve
Dy liderët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe hapat për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në përputhje me interesat e përbashkëta dhe përfitimet reciproke.
Presidentët e Türkiyes dhe EBA-së në një bisedë telefonike diskutojnë për zgjerimij e marrëdhënieve
Presidentët e Türkiyes dhe EBA-së në një bisedë telefonike diskutojnë zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve / AA
15 Shkurt 2026

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Gjatë telefonatës, Erdoğan dhe Al Nahyan diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe hapat për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në përputhje me interesat e tyre të përbashkëta dhe në dobi të popujve të të dyja vendeve.

Liderët rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të thelluar marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Türkiyes, duke u bazuar në progresin e arritur në fusha të ndryshme, veçanërisht në partneritetet zhvillimore.

Biseda trajtoi gjithashtu çështje rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë, si dhe zhvillimet më të fundit në rajon dhe përpjekjet e ndërmarra lidhur me to.

Liderët po ashtu theksuan se një takim i planifikuar fillimisht për këtë javë është shtyrë për një datë të mëvonshme dhe se ai do të ricaktohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë