| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Gjashtë të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet juglindore të Koresë së Jugut
Roja Bregdetare e Koresë së Jugut njoftoi se anija prej 286 tonësh u përmbys në ujërat pranë qytetit Busan, ndërsa dy anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan.
Gjashtë të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet juglindore të Koresë së Jugut
Gjashtë të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet juglindore të Koresë së Jugut/ AA Arkiv

Të paktën gjashtë persona rezultojnë të zhdukur pasi një rimorkiator u përmbys në brigjet juglindore të Koresë së Jugut.

Roja Bregdetare e Koresë së Jugut, siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap, njoftoi se anija prej 286 tonësh u përmbys në ujërat pranë qytetit Busan rreth orës 04:30 GMT, ndërsa dy anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan.

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, udhëzoi autoritetet që të "mobilizojnë të gjitha burimet në dispozicion për operacionet e kërkim-shpëtimit".

Sipas njoftimit, një anije mallrash që po kalonte nëpër zonë shpëtoi një anëtar të ekuipazhit, ndërsa i dyti u gjet pa ndjenja.

Besohet se të paktën tetë anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bordin e anijes kur ajo u përmbys.