| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëria gjatë vitit 2025 shënoi rënie të popullsisë prej 1,16 për qind
Kryeqyteti Tirana vijon të mbetet qarku më i populluar i vendit, duke përbërë rreth 32,8 për qind të popullsisë gjithsej. Pas saj renditen Fieri me 9,7 për qind, Elbasani me 9,5 për qind dhe Durrësi me 9,4 për qind të popullsisë totale.
Shqipëria gjatë vitit 2025 shënoi rënie të popullsisë prej 1,16 për qind
Shqipëria gjatë vitit 2025 shënoi rënie të popullsisë prej 1,16 për qind / ATA

Shqipëria vijon të përballet me rënie të popullsisë, si pasojë e emigracionit të lartë dhe plakjes demografike, ndërsa vetëm qarku i Tiranës ka shënuar rritje të numrit të banorëve gjatë vitit të fundit.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi popullsinë më 1 janar 2026, në vend jetojnë 2.335.930 banorë, me një tkurrje prej 1,16 përqind krahasuar me 1 janarin e vitit 2025.

Rënia e popullsisë është ndikuar kryesisht nga migracioni neto negativ, i cili gjatë vitit 2025 rezultoi me rënie prej 28.531 persona.

Ndërkohë, shtesa natyrore e popullsisë mbeti pozitive, me 1147 lindje më shumë se vdekje.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 në vend u regjistruan 22.541 lindje dhe 21.394 vdekje.

Përllogaritjet demografike evidentojnë se vetëm qarku i Tiranës ka pasur rritje të popullsisë me 0,7 për qind, duke forcuar më tej përqendrimin e popullsisë në kryeqytet dhe zonat përreth.

Nga ana tjetër, qarqet që kanë shënuar uljen më të madhe të popullsisë janë Kukësi me 2,59 për qind dhe Shkodra me 2,56 për qind.

Tirana vijon të mbetet qarku më i populluar i vendit, duke përbërë rreth 32,8 për qind të popullsisë gjithsej. Pas saj renditen Fieri me 9,7 për qind, Elbasani me 9,5 për qind dhe Durrësi me 9,4 për qind të popullsisë totale.

Treguesit demografikë tregojnë gjithashtu një vijim të procesit të plakjes së popullsisë. Mosha mediane e popullsisë ka arritur në 45 vjeç më 1 janar 2026, nga 44,3 vjeç një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se është rritur pesha e të moshuarve në raport me popullsinë në moshë pune, ndërsa është shtuar edhe numri i personave ekonomikisht të varur për çdo 100 banorë aktivë në tregun e punës. Raporti i përgjithshëm i varësisë arriti në 59,4 për qind në vitin 2026, nga 57,1 për qind një vit më parë.

Ndërkohë, raporti gjinor i popullsisë gjithsej rezulton 97,6 meshkuj për 100 femra, ndërsa raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i pandryshuar, me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Peleshi vizitë në Letoni: Prania e NATO-s në rajon mbetet jetike për ruajtjen e stabilitetit
Shqipëria zgjidhet presidente e “Evropës së Pyjeve”
Në Tiranë mbahet sërish protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kreu i Këshillit Evropian Costa fillon vizitën në Shkup, pritet nga kryeministri Mickoski
Presidentja e RMV-së: "Evropa është shtëpia jonë natyrale, ne kërkojmë trajtim të barabartë"
Ambasadori turk në Tiranë: Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me Shqipërinë
Costa në konferencë me Ramën: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën
Shqipëria dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore
Akreditohen mbi 16 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë
Begaj - Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është një investim strategjik për paqen
Shqipëri, shfaqet filmi "Gulizar"
Costa në Sarajevë: BeH disa hapa larg fazës tjetër të negociatave me BE-në
Kosovë, ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj pesë personave
Kryediplomati shqiptar: KFOR-i luajti rol vendimtar përballë akteve kërcënuese në veri të Kosovës
Kurti për raportet me ShBA-në: Nuk janë të shkëlqyeshme, janë shumë të mira
Rama reagon mbi projektin në Zvërnec: Shqipëria duhet të hyjë në elitën e turizmit global
Në Tiranë organizohen festime dhe aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Malajzi, fëmijët nën 16 vjeç nuk lejohen të regjistrohen në platformat e rrjeteve sociale
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare këtë të dielë
Prizren, mbahet edicioni i 22-të i BunarFestit