Erdoğan thekson rolin e Türkiyes si një qendër kryesore në "rendin botëror të ristrukturuar"
"Si në Siri, po hyjmë në një epokë të re ku do të korrim frytet e sakrificave dhe përpjekjeve tona, duke qëndruar në anën e duhur të historisë dhe ndërgjegjes", tha presidenti turk.
Türkiye do të bëhet një nga qendrat kryesore në rendin botëror të ristrukturuar, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.
"Si në Siri, po hyjmë në një epokë të re ku do t’i korrim frytet e sakrificave dhe përpjekjeve tona, dhe të qëndrimit në anën e duhur të historisë dhe ndërgjegjes", tha Erdoğan, duke folur në Asamblenë e 7-të të Jashtëzakonshme të Konfederatës së Sipërmarrësve Turq.
"Bota po lëviz ngadalë drejt asaj që ne kemi thënë. Sot bëhet e qartë vlefshmëria e kritikeve tona ndaj politikës globale, të cilat i kemi bërë për vite me radhë", shtoi ai.
Erdoğan tha se rruga dhe fati i Türkiyes janë të ndritshme dhe se do të hapen dyer të reja, do të krijohen mundësi të reja dhe do të lindin perspektiva përtej pritshmërive.
"Ne jemi në një udhëtim krejt të ri, ku epikat tona do të recitohen nga kujtesa, arritjet tona do të diskutohen nga miqtë dhe armiqtë dhe në fund do të lindë një Türkiye e madhe dhe e fuqishme", shtoi ai.
Erdoğan bëri thirrje te sipërmarrësit dhe biznesmenët që të mos u kushtojnë vëmendje ekonomistëve, që për vite me radhë kanë pritur që Türkiye të përfshihet në krizë, kaos, trazira dhe vështirësi ekonomike.
"Ne nuk do t'u japim besueshmëri skenarëve të errët që mercenarët ekonomikë tregojnë si parashikime", përfundoi ai.