Në kuadër të “Festivalit të Çajit”, i cili u zhvillua në Shkup, sonte u mbajt promovimi i çajit turk, ku u theksuan karakteristikat e tij dhe çaji u prezantua si pjesë e kulturës dhe traditës shekullore turke.
Para të pranishmëve foli ambasadori turk në Shkup, Alper Aktash. Në fjalimin e tij ai përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e “Festivalit të Çajit” në Shkup dhe shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë ngjarje. Ambasadori Aktash theksoi se Në emër të Institutit “Yunus Emre” në Shkup foli Bekir Ibish, përgjegjës për kulturën dhe artin në këtë institut.
“Çaji nuk është vetëm një pije, por pjesë e përditshmërisë së traditës sonë. Njëkohësisht, çaji është simbol i miqësisë dhe i shoqërimit. Falënderoj organizatorët e këtij festivali. Jam i gëzuar që organizohen ngjarje të tilla, ku kemi mundësi të ndajmë kulturat dhe traditat tona”, tha Ibish.
Pas fjalimeve përshëndetëse, të pranishmit u qerasën me çaj dhe specialitete të kuzhinës turke.
Me kombinimin e praktikave tradicionale, përmbajtjeve kulturore dhe aktiviteteve edukative, edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit të Çajit, i mbajtur nga 30 tetori deri më 1 nëntor, ofroi tri ditë kushtuar barishteve aromatike, përdorimit të tyre dhe trashëgimisë kulturore që ato mbartin.






















