10 Janar 2026
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur Indonezinë lindore.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti u regjistrua 244 kilometra në veriperëndim të zonës Tobelo të Indonezisë në orën 14:58 GMT, në një thellësi prej 52 kilometrash.
TË REKOMANDUARA
Tobelo ndodhet në provincën Maluku të Veriut në Indonezinë lindore, pranë majës veriore të ishullit Halmahera.
Deri më tani, nuk është raportuar për viktima apo dëme të mëdha.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë

















