Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi sot marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes në Davos.

By
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën / AP

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes në Davos.

Liderët botërorë u mblodhën në Davos të Zvicrës për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, një ngjarje që zhvillohet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Në mesin e liderëve botërore gjendet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo, ashtu edhe si liderët e vendeve tjera pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump, ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes.

Bordi i Paqes

Midis vendeve që e kanë pranuar ftesën e Trumpit janë Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Jordania, Katari dhe Egjipti si dhe anëtarët e NATO-s, Türkiye dhe Hungaria.

Shtetet e tjera pjesëmarrëse përfshijnë Marokun, Pakistanin, Indonezinë, Kosovën, Kazakistanin, Uzbekistanin, Vietnamin, Argjentinën, Armeninë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e Bordit të Paqes, së bashku me miratimin e një Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës, një nga katër organet e caktuara për të menaxhuar fazën kalimtare në enklavë.

Krijimi i bordit përkoi me nisjen e fazës së dytë të një marrëveshjeje armëpushimi, e cila ndaloi luftën e Izraelit në Gaza që ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë që nga tetori i vitit 2023.