| albanian
BOTA
1 minuta leximi
Një tërmet me magnitudë 7,5 godet Filipinet, vret 1 person dhe shkakton paralajmërim për cunami
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë lëshoi një paralajmërim për cunami për zonat bregdetare të Filipineve lindore dhe jugore, duke i këshilluar komunitetet të qëndrojnë vigjilente për valë të mundshme cunami.
Një tërmet me magnitudë 7,5 godet Filipinet, vret 1 person dhe shkakton paralajmërim për cunami
Një tërmet me magnitudë 7,5 godet Filipinet, vret 1 person dhe shkakton paralajmërim për cunami
10 Tetor 2025

 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë ka goditur rajonin Mindanao të Filipineve, duke vrarë të paktën një person, si dhe duke nxitur lëshimin e një paralajmërimi për cunami.

Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 58,1 kilometrash në bregun lindor të Ishullit Mindanao në orën 9:43 me kohën lokale.

Sipas mediave lokale, deri më tani është raportuar një vdekje në zonën Mindanao.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë fillimisht e regjistroi tërmetin me magnitudë 7,6, por më vonë e rishikoi atë në 7,5.

Instituti ​​gjithashtu lëshoi një paralajmërim për cunami për zonat bregdetare të Filipineve lindore dhe jugore, duke i këshilluar komunitetet të qëndrojnë vigjilente për valë të mundshme cunami.

Pas tërmetit, qeveria e Qytetit Davao njoftoi pezullimin e mësimit në të gjitha nivelet, si në shkollat ​​publike ashtu edhe në ato private, për të lejuar një vlerësim të shpejtë të dëmeve në infrastrukturë dhe objekte.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, një tërmet tjetër me magnitudë 6 goditi 144 kilometra në jug-juglindje të qytetit Lorengau në provincën Manus të Papua Guinesë së Re në orën 2:08 me kohën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore
OKB: Lufta në Sudan brutale dhe çnjerëzore; kërkohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje civile