Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar
Nenad Rashiq u zgjodh si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar / AA
Pas më shumë tetë muajsh pas mbajtes së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës ka konstituar legjislaturën e nëntë.
Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.
Rashiq në seancën e sotme mori votat e 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime. Për dallim nga seancat tjera, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së.