Netanyahu do ta vizitojë Hungarinë këtë javë pavarësisht urdhërit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Me ftesë të kryeministrit Viktor Orban, kryeministri izraelit do ta vizitojë Hungarinë nga data 2 deri më 6 prill, njoftoi një zëdhënës i qeverisë hungareze në rrjetin social X.

Netanyahu do ta vizitojë Hungarinë këtë javë pavarësisht urdhërit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale / AA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do ta vizitojë Hungarinë këtë javë, pavarësisht një urdhërarresti të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP).

Me ftesë të kryeministrit Viktor Orban, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu do ta vizitojë Hungarinë nga data 2 deri më 6 prill, njoftoi zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs në rrjetin social X. Kjo do të jetë vizita e parë në një vend evropian që kur GjNP-ja lëshoi ​​zyrtarisht urdhërarrestet për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte kundër Gazës në nëntor të vitit të kaluar.

Netanyahu ka vizituar edhe ShBA-në pavarësisht urdhërit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe nuk u ndal në asnjë vend evropian gjatë udhëtimit.

Hungaria mbajti presidencën e Bashkimit Evropian kur u lëshua urdhri i arrestit për Netanyahun. 

Që nga tetori 2023, më shumë se 50.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm brutal ushtarak izraelit në Gaza, ndërsa më shumë se 114.000 janë plagosur.

Izraeli po përballet gjithashtu me një padi për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij kundër Gazës.