RAJONI
2 minuta leximi
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së
"Unë mendoj se e ardhmja e vendit tim është në BE. Pavarësisht të gjitha poshtërimeve dhe zhgënjimeve, të cilat janë pjesë e frustrimit aktual të qytetarëve tanë, ne ndajmë të njëjtat vlera", tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së
4 Nëntor 2025

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se e ardhmja e vendit të tij është brenda Bashkimit Evropian (BE).

Mickoski i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Zgjerimit të BE-së që po mbahet në Bruksel.

"Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të thotë ribashkim i Evropës", tha ai duke shtuar:

"Unë mendoj se e ardhmja e vendit tim është në BE. Pavarësisht të gjitha poshtërimeve dhe zhgënjimeve, të cilat janë pjesë e frustrimit aktual të qytetarëve tanë, ne ndajmë të njëjtat vlera".

"Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të thotë vlera të tjera për vetë BE-në", theksoi ai.

Mbi 20 vjet pasi u bë kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut është ende duke pritur hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Maqedonia e Veriut në vitin 2005 fitoi statusin e "vendit kandidat". Pasi të bëjë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga protokolli bilateral i nënshkruar me Bullgarinë, pritet të fillojë të hapë kapitujt për anëtarësim në BE.

Maqedonia e Veriut nuk mund të hapë kapitull me BE-në pa përfshirë bullgarët në kushtetutë, ndërsa për ndryshimet kushtetuese nevojitet një shumicë prej dy të tretave të Kuvendit, pra 80 deputetë që kjo të ndodhë.

Propozimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese parashikon ndryshime në Preambulën e Kushtetutës dhe përmendjen e popullit bullgar, popullit kroat, popullit malazez, popullit slloven, popullit hebre dhe popullit egjiptian.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së