Roma aplikon tarifë prej dy eurosh për vizitorët e Shatërvanit Trevi
Disa vende të tjera historike do të përfshihen gjithashtu në tarifë, e cila është vendosur 2 euro.
Duke filluar nga 1 shkurti 2026, turistët që vizitojnë Romën do të duhet të paguajnë një tarifë prej dy eurosh (2,34 dollarë) për t’iu afruar shatërvanit ikonik Trevi, njoftoi të premten kryetari i bashkisë së qytetit.
Roberto Gualtieri u tha gazetarëve se synimi është të menaxhojnë fluksin e vizitorëve, të mbrojnë monumentin, i cili është tradicionalisht një pus dëshirash, dhe të përmirësojnë cilësinë e përvojës së tij.
Sipas bashkisë së Romës, vendi regjistron mesatarisht 30.000 vizita në ditë, me kulme deri në 70.000, duke arritur në më shumë se 9 milionë vizitorë në vit.
Për të përmirësuar menaxhimin e trafikut dhe mbrojtjen e monumentit, do të kryhen përmirësime në gardhimin rrethues.
Vendndodhje të tjera që do të përfshihen në tarifë janë Vila e Maksencit, Muzeu Napoleonik, Muzeu Carlo Bilotti, Muzeu Bilotti dhe Muzeu Canonica.
Gualtieri tha se të gjitha muzetë dhe monumentet do të mbeten falas për banorët e Romës dhe zonës metropolitane, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët deri në moshën pesëvjeçare.