Sahati i Gjirokastrës nga koha e Perandorisë Oamane rikthehet në përdorim

Ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, sahati ka ruajtur kujtime të rëndësishme nga koha osmane, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe momentet kryesore historike të qytetit.

Sahati i Gjirokastrës nga koha e Perandorisë Oamane rikthehet në përdorim / ATA

Sahati historik i Gjirokastrës është vendosur në funksion sërisht. Ky sahat, i cili daton nga periudha e Perandorisë Osmane, u vendos sërish në këmbanore falë punës dhe përkushtimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje të sahatit të restauruar, duke theksuar se ai është rikthyer “bashkë me kambanoren që tingëllon përtej luginës së Drinosit”.

Rama theksoi se rikthimi i këtij objekti është “një kujtesë e gjallë e qytetit ku edhe gurët flasin, si dhe një dëshmi e historisë së re të Gjirokastrës”.

Ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, sahati ka ruajtur kujtime të rëndësishme nga koha osmane, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe momentet kryesore historike të qytetit.

Rilindja e këtij simboli të Gjirokastrës përfaqëson një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.