Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka “asnjë kufi” për aftësinë e tij për të ushtruar pushtetin pas luftës ShBA-Iran, duke argumentuar se ShBA-ja ka “ushtrinë më të fuqishme në botë”.
Në një intervistë për Axios, të publikuar të enjten, Trumpi u pyet se çfarë kishte mësuar për ushtrimin dhe kufijtë e pushtetit presidencial si rezultat i konfliktit.
“Nuk ka kufij. Ende nuk e kam mësuar atë mësim. E di që ka, por nuk ka kufij. Ne i mposhtëm ata plotësisht ushtarakisht”, tha Trumpi.
“Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë, pa asnjë krahasim. Kush tjetër mund të kishte bërë një bllokadë të tillë. Unë vendosa një bllokadë detare ku asnjë anije nuk ishte në gjendje të kalonte. Disa u përpoqën. Nuk ia dolën, e dini. Nuk zgjati shumë”, theksoi ai.
Kur u pyet nëse memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar këtë javë mes ShBA-së dhe Iranit përbënte “dorëzimin pa kushte” që ai fillimisht kishte kërkuar nga Teherani, Trumpi u përgjigj: “Epo, ndoshta në të vërtetë është një dorëzim pa kushte”.


















