| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Arabinë Saudite për bisedime
Presidenti turk, gjatë një vizite pune njëditore, do të takohet me princin e trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman dhe kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Arabinë Saudite për bisedime
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Arabinë Saudite për bisedime

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti të premten në Arabinë Saudite për një vizitë pune njëditore.

Avioni i Erdoğanit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar "Mbreti Abdulaziz" në Xhedah, ku u prit nga zëvendësguvernatori i rajonit të Mekës, Mishaal bin Abdulaziz Al Saud, ambasadori i Türkiyes në Rijad, Emrullah Isler, dhe konsulli i përgjithshëm në Xhedah, Mustafa Unal.

Pas mbërritjes, Erdoğani u nis drejt qytetit të shenjtë të Mekës.

Gjatë vizitës, pritet që presidenti turk të takohet me princin e trashëgimtar dhe kryeministrin saudit, Mohammed bin Salman, si dhe me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.

Detajet e axhendës së bisedimeve nuk janë bërë ende publike.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë