Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Në kuadër të ceremonive hapëse të Lojërave Olimpike, janë planifikuar tre aktivitete ceremoniale në Milano, Kortina dhe Borno.
Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 do të fillojnë sonte zyrtarisht dhe do të zgjasin deri më deri më 22 shkurt, duke mbledhur sportistët më të mirë të botës në disiplinat e sporteve dimërore.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event nga katër skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, të cilët do të garojnë në disiplinat alpine, duke synuar rezultate sa më të mira për vendin.
Kurse, ekipin olimpik të Kosovës e përfaqësojnë dy skiatorë: Kiana Kryeziu e Drin Kokaj.
Kiana Kryeziu ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, ndërsa Drin Kokajn do të ketë paraqitjen e parë olimpike në Milano Cortina 2026.
Për Shqipërinë, në qendër të vëmendjes do të jetë Lara Colturi, një nga talentet më premtuese të skive alpine, e cila aktualisht renditet e pesta në botë. Colturi konsiderohet si një nga pretendentet për medalje olimpike, duke rritur pritshmëritë për një rezultat historik për Shqipërinë. Garat e saj kryesore do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.
Në kuadër të ceremonive hapëse të Lojërave Olimpike, janë planifikuar tre aktivitete ceremoniale në Milano, Kortina dhe Borno. Në ceremoninë e zhvilluar në Kortina, Lara Colturi do të ketë nderin të mbajë flamurin shqiptar, duke përfaqësuar vendin në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar.