Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
“Jemi këtu sepse besojmë se administrata e Trumpit po e çon vendin në drejtimin e gabuar”, tha aktivisti Jim Keady.
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump / AP
Protestuesit janë mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington për të protestuar kundër presidentit Donald Trump.
“Jemi këtu sepse besojmë se administrata e Trumpit po e çon vendin në drejtimin e gabuar”, tha aktivisti amerikan, Jim Keady, i cili mori pjesë në demonstratë.
Turmat marshuan përreth zonës duke brohoritur slogane dhe duke mbajtur pankarta që kritikonin politikat qeveritare, ndërkohë forcat e sigurisë ishin vendosur në gjithë zonën përreth.