Gra dhe fëmijë në mesi e 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Liban
Sulm ndaj një shtëpie në Majdal Selm vret anëtarë të së njëjtës familje, raporton agjencia zyrtare libaneze.
Gra dhe fëmijë në mesi e 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Liban / Reuters
Nëntë persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit në jug të Libanit të premten në mbrëmje, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.
Agjencia raportoi se avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në qytetin Majdal Selm, duke vrarë nëntë anëtarë të familjes Saleh.
Disa të tjerë u plagosën në sulm, shtoi raporti.