Instituti i Gjuhës Turke zgjedh "ndërgjegjen digjitale" si fjalën e vitit 2025

Ndërgjegjja në epokën digjitale reduktohet në një 'veprim të klikueshëm', siç janë pëlqimet dhe shpërndarjet, duke penguar zgjidhje reale, thotë TDK-ja.

By
Instituti i Gjuhës Turke zgjedh "ndërgjegjen digjitale" si fjalën e vitit 2025 / AA

Instituti i Gjuhës Turke (TDK) ka zgjedhur "ndërgjegjen digjitale" si fjalën e vitit për vitin 2025.

Sipas TDK-së, fjala ndërgjegje përkufizohet si ndjenja që e detyron një person t’i gjykojë veprimet e veta dhe të reflektojë mbi vlerat morale, gjë që ka marrë dimension tjetër në epokën dixhitale.

"Njerëzit shpesh kanë tendencë ta 'zbutin ndërgjegjen e tyre' duke ndarë ose pëlqyer postimet në mediat sociale lidhur me çështje për të cilat nuk marrin ose nuk duan të marrin përgjegjësi në jetën reale. Kjo situatë pasivizon ndjeshmërinë individuale dhe e redukton ndërgjegjen në një 'veprim të klikueshëm'", tha TDK-ja në një deklaratë.

Instituti theksoi se përdoruesit e internetit mund të ndiejnë se e kanë përmbushur "detyrën e tyre humanitare" përmes pëlqimeve, shpërndarjeve dhe komenteve, duke i kufizuar ndjenjat e dhembshurisë dhe drejtësisë në dukshmëri simbolike.

"Prandaj, koncepti i 'ndërgjegjes dixhitale' duhet të zërë vendin e tij në gjuhën tonë si një koncept i domosdoshëm që përshkruan këtë funksion të ri, shpesh mashtrues, që ndërgjegjja ka marrë në mjedisin dixhital në kohën tonë", tha deklarata.

Ndërgjegjja digjitale i pengon njerëzit të prodhojnë zgjidhje konkrete përballë realitetit, duke shkaktuar kështu zgjerimin dhe thellimin e zonës problematike, tha TDK-ja.

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit i Türkiyes, Mehmet Nuri Ersoy, tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se fjala u zgjodh përmes pjesëmarrjes së publikut, me afërsisht 300 mijë vota të hedhura.

"'Ndërgjegjja digjitale' njihet si një koncept i fuqishëm që pasqyron ndjeshmëritë tona individuale dhe shoqërore", nënvizoi ai duke shtuar se ndërgjegjja në epokën digjitale po reduktohet në një "klik" të thjeshtë.