RAJONI
1 minuta leximi
Mucunski në Belfast: Kërkohet përgjigje e përbashkët ndaj sfidave të sigurisë në rajon
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së, diskutimet në Belfast u përqendruan në bashkëpunimin rajonal, perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Mucunski në Belfast: Kërkohet përgjigje e përbashkët ndaj sfidave të sigurisë në rajon
Mucunski në Belfast: Kërkohet përgjigje e përbashkët ndaj sfidave të sigurisë në rajon
9 Tetor 2025

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet sot në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast. 

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, diskutimet në Belfast u përqendruan në bashkëpunimin rajonal, perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Në fjalimin e tij, Mucunski theksoi nevojën për një përgjigje të përbashkët ndaj rreziqeve moderne të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dezinformimit, migrimit, financimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, të cilat ndikojnë më tej në sigurinë dhe stabilitetin, duke minuar institucionet dhe besimin publik.

Në takim u theksua se politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian (BE) përfaqëson kornizë jetësore për transformimin e shoqërive dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, standardeve demokratike dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, bashkërisht u konstatua se integrimi gradual, Plani i Zhvillimit dhe Tregu i Përbashkët Rajonal e afrojnë ndjeshëm Ballkanin Perëndimor me BE-në si dhe e bëjnë procesin e anëtarësimit më të dukshëm për qytetarët.

Eksploro
Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit shqiptar Ilir Meta
Osmani për rrëmbimin e qytetarit kosovar: Edhe po të ishte në Serbi, mbetet provokim
Kosovë, KQZ-ja pranon sqarim lidhur me gabimin në disa fletëvotime në Mitrovicën jugore dhe Gjakovë
FMN-ja: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë
Prokuroria urdhëron ndërprerjen e numërimit në Mitrovicë
Kurti: Deputetët të zgjedhin, qeveri “Kurti 2,5” ose “Glauk Konjufca 1”
Kosova në prag të dy ndeshjeve përcaktuese për kualifikim në Botërorin 2026
Presidenti i Republikës së Shqipërisë pret në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian
Përparim Rama fiton garën për Prishtinën
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen