Gjermania do t'i tërheqë ushtarët nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin
Së fundmi, rreth 500 ushtarë të Bundeswehrit ishin të vendosur në të gjithë rajonin, kryesisht në Irak dhe Jordani.
Forcat e Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) kanë bërë të ditur se po planifikojnë të tërheqin më shumë ushtarë nga Lindja e Mesme si pasojë e luftës me Iranin.
Sipas një zëdhënesi nga Bundeswehri, i cili nuk u identifikua, për shkak të situatës së sigurisë, ushtarët po tërhiqen nga misioni i OKB-së në Liban.
Numri i ushtarëve gjermanë të vendosur në Erbil të Irakut tashmë është reduktuar ndjeshëm.
Sipas një raporti nga RND-ja, ushtarët tashmë janë tërhequr nga Bahreini, ndërsa përgatitjet po vazhdojnë edhe në Kuvajt. Gjithashtu, ushtarët dhe stafi i ambasadës janë zhvendosur nga Bagdadi në Jordani, por zëdhënësi nuk pranoi të komentojë mbi raportin.
Së fundmi, rreth 500 ushtarë të Bundeswehr-it ishin të vendosur në të gjithë rajonin, kryesisht në Irak dhe Jordani.
ShBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke pretenduar se po veprojnë për shkak të kërcënimeve dhe për të shkatërruar industrinë e raketave dhe infrastrukturën bërthamore të Teheranit.
Irani është kundërpërgjigjur duke shënjestruar Izraelin dhe vendet e rajonit, përfshirë disa vende të Gjirit që strehojnë baza amerikane, duke shkaktuar gjithashtu tronditje në tregjet globale.