| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Rëndësia e këtyre diskutimeve u theksua gjithashtu “në dritën e përkushtimit të palëve për ta siguruar suksesin e tyre me qëllim arritjen e sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, shtoi ministria.
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë / AA
6 Shkurt 2026

Ministri i Jashtëm i Omanit zhvilloi bisedime të ndara me zyrtarët amerikanë dhe iranianë sot, si pjesë e bisedimeve indirekte të ndërmjetësuara nga Omani midis ShBA-së dhe Iranit për rifillimin e një rruge diplomatike, konfirmoi Ministria e Jashtme e vendit.

Konsultimet e veçanta të kryediplomatit Sayyid Badr Hamad Al Busaidi me homologun e tij iranian Abbas Araghchi dhe me Steve Witkoff, përfaqësuesin special të presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, “u fokusuan në krijimin e kushteve të favorshme për rifillimin e bisedimeve diplomatike dhe teknike”, tha ministria në rrjetin social amerikan X.

Rëndësia e këtyre diskutimeve u theksua gjithashtu “në dritën e përkushtimit të palëve për të siguruar suksesin e tyre me qëllim arritjen e sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, shtoi ministria.

Al Busaidi ka riafirmuar përkushtimin e Omanit për ta vazhduar mbështetjen e dialogut dhe për t’ia afruar palët më pranë njëra-tjetrës, si dhe për të punuar me partnerë të ndryshëm për të arritur zgjidhje politike konsensuale që përputhen me qëllimet dhe aspiratat e dëshiruara.

Ai gjithashtu ka shprehur vlerësimin për përpjekjet e vendeve rajonale që i mbështesin këto bisedime, tha ministria.

Gjatë negociatave të sotme, Irani përfaqësohet nga një delegacion i udhëhequr nga Araghchi. 

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, Araghchishoqërohet nga Majid Takht-Ravanchi, zëvendësministër për çështjet politike; Esmaeil Baghaei, zëdhënës i ministrisë; Hamid Ghanbari, zëvendësministër për çështjet ekonomike; si dhe diplomatë të tjerë iranianë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump dhe ndihmës jozyrtar, përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara në bisedime.

Bisedimet zhvillohen në një kohë kur tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë në rritje, të nxitura nga një shtim i pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe kërcënimet e përsëritura për veprime ushtarake nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në ditët e fundit, disa vende të tjera, përfshirë Türkiyen, kanë ndërhyrë dhe ofruar të ndërmjetësojnë midis Teheranit dhe Washingtonit për të zbutur tensionet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mijëra njerëz protestojnë në Nangarhar të Afganistanit pas sulmeve ajrore pakistaneze
Liban, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite rritet në 294
Një valë e re shpërthimesh dëgjohet në kryeqytetin e Iranit
Anketat tregojnë se shumica e evropianëve kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit
Emirates rifillon fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait pas një pezullimi të shkurtër
Gjermania do t'i tërheqë ushtarët nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin
Të paktën 16 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në lindje të Libanit
Pezeshkian: Irani do të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje nëse ato nuk sulmojnë të parat
ShBA-ja miraton shitjen e armëve për Izraelin në vlerë 151,8 milionë dollarë
Arabia Saudite rrëzon raketë balistike që synonte bazën ajrore Prince Sultan
Irani lëshon një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit
Gra dhe fëmijë në mesi e 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Liban
Polonia: Dërgesat e armëve amerikane në Evropë mund të përballen me vonesa
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë tensionet teksa kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet
Türkiye mohon se ka kërkuar nga intelegjenca britanike rritjen e sigurisë për presidentin sirian
Kryediplomati turk zhvillon biseda me homologët nga Omani, Katari dhe Estonia
Departamenti i Shtetit: Rreth 24 mijë amerikanë janë kthyer në SHBA nga Lindja e Mesme
Zvicra do të reduktojë blerjen e planifikuar të avionëve luftarakë F-35A
Ministri i Jashtëm i Türkiyes bisedon me homologun armen për zhvillimet rajonale
Rusia pretendon kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë