BOTA
2 minuta leximi
Përleshje mes protestuesve dhe policisë gjatë demonstratës propalestineze në Berlin
Protestuesit brohoritën slogane si “Intifada deri në fitore” dhe “Ne duam vetëm një shtet” dhe e akuzonin Izraelin për gjenocid.
Përleshje mes protestuesve dhe policisë gjatë demonstratës propalestineze në Berlin
Përleshje mes protestuesve dhe policisë gjatë demonstratës propalestineze në Berlin
12 Tetor 2025

Mijëra protestues propalestinezë u tubuan në kryeqytetin gjerman Berlin nën sloganin “Të bashkuar për Gazën”, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit izraelit dhe për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

Pavarësisht ndalimit të demonstratës nga policia, protestuesit duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur slogane si “Intifada deri në fitore” dhe “Ne duam vetëm një shtet” akuzonin Izraelin për gjenocid dhe kërkonin ndërhyrje ndërkombëtare.

Por, përleshje të dhunshme shpërthyen kur oficerët e sigurisë ndërhynë për të shpërndarë protestën, duke çuar në arrestime dhe tensione.

Të mërkurën, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një plani 20-pikësh që ai paraqiti më 29 shtator për të sjellë një armëpushim në Gaza, për të liruar të gjitha pengjet izraelite në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë dhe për një tërheqje graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës.

Një fazë e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force sigurie të përbërë nga palestinezë dhe trupa nga vendet arabe dhe islame, si dhe çarmatimin e Hamasit. 

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 67.200 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Trump: ShBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme
Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin Trump-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë
E djathta ekstreme belge krijon partinë e re “Trump”
Raport: Finlanda shënon rritje rekord të krimeve të urrejtjes të raportuara
Tetë të vdekur dhe 15 të plagosur nga shpërthimi i një makine në Nju Delhi të Indisë
Ushtria izraelite nis sulme të reja në jug dhe lindje të Libanit
Norvegjia: Akuzat e Izraelit për antisemitizëm kundër kryeministrit janë "të paarsyeshme"
Vatikani hap hetimin e parë për abuzim seksual ndaj një peshkopi spanjoll
Brazil, 6 viktima dhe qindra të plagosur pas tornados së fuqishme që goditi jugun e vendit
Në Norvegji është zbuluar një zonë gjuetie e vjetër 1.500-vjeçare
Rritet ndjeshëm numri i të pastrehëve në Angli, shërbimet nën “presion të jashtëzakonshëm”
Ish-Presidenti Francez Sarkozy urdhërohet të lirohet nga burgu
Netanyahu takohet me dhëndrin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Rusia dëshiron një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
Xhamia historike e Xhumasë në Karabak rihapet për adhurim pas përfundimit të pushtimit armen
Presidenti sirian takohet me komunitetin e diasporës në Uashington
Zelenskyy pretendon se Putini kërkon të tregojë "fitore të rreme" përmes luftës hibride
ShBA, anulohen mbi 2.700 fluturime ditore për shkak të mbylljes së qeverisë
Izraeli godet një automjet në Liban pavarësisht armëpushimit, raportohet për të plagosur
Dhjetëra të plagosur pas përplasjes së dy trenave në Sllovaki