Hoxha: Shqipëria dënon sulmet iraniane në Katar, riafirmon mbështetjen për iniciativat e paqes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sultan bin Saad Al-Muraikhi.

By
Hoxha: Shqipëria dënon sulmet iraniane në Katar, riafirmon mbështetjen për iniciativat e paqes / Ferit Hoxha / X

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se dënojnë "sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit".

Në rrjetet sociale, ministri Hoxha ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sultan bin Saad Al-Muraikhi.

"Dënova me forcë sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit si një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit. Duke riafirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin tonë për lidershipin e Katarit dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialog, ndërmjetësim dhe stabilitet rajonal", ka theksuar ministri Hoxha.

Ai ka shtuar se Shqipëria vlerëson "miqësinë e saj të ngushtë me Katarin" dhe është e gatshme t’i mbështesë iniciativat që synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Kryedimlomati i Shqipërisë ka theksuar se janë mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e ofruar qytetarëve shqiptarë në Katar "gjatë këtyre kohërave sfiduese".