LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza
Hamasi përsëriti angazhimin e plotë ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe u bëri thirrje ndërmjetësve dhe garantuesve të ushtrojnë presion të menjëhershëm mbi Izraelin për t'i ndaluar "masakrat" e tij kundër palestinezëve.
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza
Hamasi mban Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin në Gaza
29 Tetor 2025

Grupi palestinez Hamas e mbajti Izraelin plotësisht përgjegjës për përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës, pas një sërë sulmesh ajrore vdekjeprurëse nga Izraeli që vranë mbi 100 persona, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi.

Në një deklaratë, grupi palestinez theksoi se nuk do ta lejojë Izraelin të imponojë një "realitet të ri" në Gaza nën zjarr.

"Hamasi pohon se pushtimi (izraelit) mban përgjegjësinë e plotë për këtë përshkallëzim të rrezikshëm, së bashku me pasojat e tij në terren dhe ato politike, si dhe për përpjekjen për ta sabotuar planin e (presidentit të ShBA-së Donald) Trumpit dhe marrëveshjen e armëpushimit", tha Hamasi.

Megjithatë, Hamasi përsëriti angazhimin e plotë ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe u bëri thirrje ndërmjetësve dhe garantuesve t'i marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të ushtrojnë presion të menjëhershëm mbi Izraelin për t'i ndaluar "masakrat" e tij kundër palestinezëve.

Më shumë se 100 persona u vranë në sulmet vdekjeprurëse izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të martën në mbrëmje, në një shkelje të ashpër të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor sipas planit 20-pikësh të Trumpit.

Izraeli pretendoi se sulmet ishin në përgjigje të një sulmi me armë zjarri ndaj forcave të tij në Rafah, ndërsa Hamasi ka mohuar çdo përfshirje në sulm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Qindra njerëz protestojnë në Haifa kundër qeverisë Netanyahu
Ushtria izraelite kryen sulme të reja ajrore në Gaza, vazhdon me shkeljen e armëpushimit
Ish-ambasadori i BE-së në Palestinë: Brukseli ta mbajë gjallë agjendën e sanksioneve kundër Izraelit
ShBA: Takimi përpara votimit për forcën ndërkombëtare në Gaza tregon mbështetje të fortë
Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar
Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli
Vazhdojnë operacionet e kërkimit në Gaza për trupat e pengjeve izraelite
Kolonët e paligjshëm izraelitë punojnë tokat bujqësore palestineze në Hebron për t’i pushtuar
Izraeli vazhdon ta shkelë armëpushimin në Gaza
Hetim i ri: Izraeli neglizhoi paralajmërimet e 7 tetorit
Vriten 2 të rinj palestinezë nga ushtria izraelite dhe kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor
Artisti palestinez pasqyron jetën e popullit të Gazës nën sulmet izraelite
Erdoğan: Izraeli kërkon justifikime për t'i rifilluar masakrat në Gaza
Ushtria izraelite: Hamasi ia dorëzoi dy pengjet tona Kryqit të Kuq
Franca dhe Spanja kërkojnë reformën e vetos së OKB-së për të siguruar drejtësi në Gaza
Hamasi do t'i dorëzojë trupat e dy pengjeve izraelite nën armëpushimin në Gaza
Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Gaza është një pjesë e Palestinës
Mjekët pa Kufij: Shkelja e armëpushimit “vazhdojnë” gjenocidin në Gaza
Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënon rrëzimin e qeverisë nëse ndalet lufta në Gaza
Çekia dëbon ushtarin izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza dhe Liban