| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deklaruar se në Himarë gjatë natës së kaluar Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijuan angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri.
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive

Në Shqipëri vazhdojnë të mbeten aktive disa vatra zjarri, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre.

Gjatë natës dhe në orët e fundit situata është paraqitur më problematike në Fier dhe Himarë, ku zjarret shkaktuan dëme edhe në disa banesa, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e disa familjeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deklaruar se në Himarë gjatë natës së kaluar Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijuan angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri.

"171 efektivë, 10 mjete në terren, 1 mjet zjarrfikës dhe 1 ambulancë nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri dhe pranë komunitetit, në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës", ka shkruar Nufi.

Ndërkohë, raportohet se në Himarë situata është përmirësuar dhe zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura aktive, edhe me ndërhyrje nga ajri.

Në javët e fundit Shqipëria është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar dëme në pyje dhe zona të tjera. Sipas autoriteteve shqiptare, në orët e fundit vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa disa të tjera po mbahen nën monitorim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen
Kosovë: Kreu i LDK-së kritikon gjashtë deputetë të partisë së tij për çështjen e presidentit