| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Von der Leyen: Aktgjykimi i Speciales ka të bëjë me përgjegjësinë individuale
Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen theksoi se asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës dhe luftën e viteve 1998-1999.
Von der Leyen: Aktgjykimi i Speciales ka të bëjë me përgjegjësinë individuale
Von der Leyen: Aktgjykimi i Speciales ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, rezistenca e Kosovës nuk ishte në gjykim./ AA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar pas takimit se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor, mandati i të cilit duhet të respektohet, duke theksuar se çështja ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur dhe se rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, Von der Leyen në konferencën për media nga Qeveria e Kosovës tha se Bashkimi Evropian (BE) ka qëndruar pranë Kosovës që nga viti 1999, duke mbështetur rindërtimin, zhvillimin ekonomik, reformat dhe ndërtimin e një Kosove moderne dhe demokratike.

Duke komentuar reagimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, ajo theksoi se vendimi duhet të shihet në kontekstin e përgjegjësisë individuale. Por, theksoi se asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës dhe luftën e viteve 1998-1999.

"Një gjë është e qartë, ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale për personat e pandehur. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim dhe duhet të respektojmë kujtesën për të gjitha viktimat, për të gjitha komunitetet në Kosovë", tha Von der Leyen.

Ajo tha se beson në të ardhmen evropiane të Kosovës, derisa shtoi se aspirata për anëtarësim në BE duhet të shndërrohet në progres konkret.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe atë qartazi, sepse e di se sa thellësisht ndihen evropianë populli i Kosovës dhe ky është një themel mbi të cilin duhet të ndërtojmë. Detyra jonë është që ta shndërrojmë këtë aspiratë drejtë anëtarësimit në Evropë”, shtoi presidentja e KE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka pasur njërën prej rritjeve më të shpejta të treguesve demokratik në rajon në dekadën e fundit. Ai tha se Kosova konkretisht ka shënuar sukses në luftën kundër korrupsionit, forcimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe avancimin e demokracisë.

Kurti tha se përparimi i Kosovës e ka bërë vendin si një nga vendet më të sigurta në Evropë ndërsa përmirësim i madh në siguri dhe sundim të ligjit është bërë në veri të Kosovës, aty ku shumica e popullisë i takon etnitetit serb.

“Kosova është partnere e besueshme e Bashkimit Evropian. Ne jemi 100 për qind të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në, përfshirë edhe çdo sanksion kundër Rusisë, për agresionin e saj kundër Ukrainës. Ne i mbrojmë vlerat e Traktatit 2 për bashkim evropian dhe mbështetja e qytetarëve tanë për anëtarësim në BE mbetet më e larta në rajon, menjëherë pas Shqipërisë”, theksoi Kurti.

Kurti tha se në dhjetor mbushen 4 vjet që kur Kosova aplikoi për anëtarësim në BE ndërsa tha se presin mbështetje nga Von der Leyen që të flet hapur për nevojën e Kosovës që t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe t’i bëjë thirrje Komisionit për aplikimin e Kosovës.

Eksploro
Konjufca: Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën evropiane
Marta Kos: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në BE
Ministria greke e Arsimit thirrje universiteteve ta zgjerojnë bashkëpunimin akademik me Izraelin
Presidentja e KE-së: Anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në
Kurti: Serbia dhe Rusia do të përpiqen ta përdorin aktvendimin e Hagës kundër Kosovës
Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit
Shkolla në Srebrenicë dyshohet se kërcënoi me masa ndëshkuese nxënësit për fanellat e Bosnjës
Mucunski: Zgjerimi është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj
Kurti: Do të bëjmë gjithçka që mundemi për korrigjimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Formohet Forumi i Ohrit për Dialog për rritjen e besimit në gjykatat kushtetuese
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Refuzohet hyrja e deputetit bullgar, Sofja kërkon sqarime nga Shkupi
Shqipëria mposht San Marinon 3-0, vulos fitoren e dytë në Ligën e Kombeve
Kosovë, gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj nëntë të arrestuarve për krime lufte
Kosova dhe Fondi Saudit për Zhvillim vazhdojnë bashkëpunimin për rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm
Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s
Mickoski: Me Von der Leyen do të diskutojmë për zgjerimin e BE-së dhe negociatat me Bullgarinë
Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për forcimin e sigurisë në aviacionin civil
Athina mohon raportimin mediatik se e dërguara e ShBA-së kërcënoi qeverinë greke