| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
BE-ja: E rëndësishme është të mbajmë qëndrim të unifikuar në çdo komunikim me Putinin
“E rëndësishme është që të mbajmë një mesazh të unifikuar lidhur me këtë çështje, pavarësisht bisedimeve që zhvillohen me presidentin Putin", tha zëdhënësja e KE-së, Pinho.
BE-ja: E rëndësishme është të mbajmë qëndrim të unifikuar në çdo komunikim me Putinin
BE-ja: E rëndësishme është të mbajmë qëndrim të unifikuar në çdo komunikim me Putinin

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) ishte informuar para një telefonate të fundit mes presidentit finlandez, Alexander Stubb, kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Store dhe presidentit rus, Vlladimir Putin. 

“Ne ishim informuar para telefonatës”, u tha gazetarëve Pinho gjatë një konference për media në Bruksel. Ajo theksoi se BE-ja duhet të ruajë një qëndrim të unifikuar në çdo komunikim me presidentin rus.

“Ajo që është e rëndësishme këtu është që të mbajmë një mesazh të unifikuar lidhur me këtë çështje, pavarësisht bisedimeve që zhvillohen me presidentin Putin. Sa u përket diskutimeve të ardhshme, për momentin nuk kemi informacione të tjera për të ndarë”, tha Pinho.

Një tjetër zëdhënës, Christian Wigand, e rikonfirmoi mbështetjen e bllokut evropian për Kievin, duke theksuar se Rusia deri më tani nuk ka treguar “asnjë shenjë gatishmërie” për t’i dhënë fund luftës.

“Por, natyrisht, ne po angazhohemi në përpjekje diplomatike në këtë kontekst”, shtoi ai.

Deklaratat erdhën pas një telefonate të zhvilluar dje mes Stubb, Store dhe Putinit, e cila u kritikua nga disa liderë evropianë, përfshirë ata të Danimarkës, Estonisë, Suedisë dhe Lituanisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë