Samiti i 13-të i Organizatës së Shteteve Turkike (OTS), që po mbahet në Ankara, është një shprehje e rëndësishme e vendosmërisë së vendeve anëtare për të formësuar të ardhmen e tyre të përbashkët dhe për ta çuar më tej solidaritetin në botën turke, tha të enjten drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Burhanettin Duran.
“Bota turke është një hapësirë e gjerë vëllazërie, e ushqyer nga e njëjta kujtesë historike dhe e lidhur prej shekujsh përmes gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët qytetëruese”, tha Duran në platformën sociale turke NSosyal, në kuadër të Samitit të 13-të të OTS-së.
“Sot, këto lidhje të rrënjosura thellë po shndërrohen në vullnet të përbashkët, solidaritet dhe bashkëpunim konkret nën ombrellën e Organizatës së Shteteve Turke”, theksoi Duran.
“Nën udhëheqjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ne po ecim përpara duke zhvilluar marrëdhëniet tona me botën turke në çdo fushë.
Duke marrë forcë nga e kaluara jonë, po punojmë për një botë turke më të begatë, më të fuqishme dhe më të integruar, e cila do t’ua përcjellë brezave të ardhshëm vëllazërinë tonë”, shtoi ai.






















