| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Haxhiu kërkon nga Von der Leyen angazhim për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës ka theksuar nevojën që BE-ja ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim si dhe ka kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentes Von der Leyen në këtë proces.
Haxhiu kërkon nga Von der Leyen angazhim për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE
Haxhiu kërkon nga Von der Leyen angazhim për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE / َAA

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për ta zgjedhur presidentin brenda afatit të mbetur.

Zyra e Presidentes njofton se Haxhiu ka shprehur shqetësimin e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për vendimin e padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Nënvizova se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin e apelit.

Në këtë drejtim, do të angazhohemi për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, duke i bashkërenduar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, në mënyrë që mbështetja jonë t’u shërbejë sa më mirë atyre në këtë proces”, ka thënë u.d. presidentja Haxhiu.

Më tej, ajo ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian (BE) ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar më 14 dhjetor 2022 si dhe ka kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentes Von der Leyen në këtë proces.

“Bisedova edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe reformat që na presin. Kosova e ka dorëzuar Agjendën e Reformave, i ka ratifikuar marrëveshjet përkatëse dhe ka filluar të përfitojë nga parafinancimi”, ka thënë Haxhiu.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konjufca: Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën evropiane
Marta Kos: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në BE
Ministria greke e Arsimit thirrje universiteteve ta zgjerojnë bashkëpunimin akademik me Izraelin
Presidentja e KE-së: Anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në
Kurti: Serbia dhe Rusia do të përpiqen ta përdorin aktvendimin e Hagës kundër Kosovës
Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit
Shkolla në Srebrenicë dyshohet se kërcënoi me masa ndëshkuese nxënësit për fanellat e Bosnjës
Mucunski: Zgjerimi është investim strategjik i Evropës në sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e saj
Kurti: Do të bëjmë gjithçka që mundemi për korrigjimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Formohet Forumi i Ohrit për Dialog për rritjen e besimit në gjykatat kushtetuese
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Refuzohet hyrja e deputetit bullgar, Sofja kërkon sqarime nga Shkupi
Shqipëria mposht San Marinon 3-0, vulos fitoren e dytë në Ligën e Kombeve
Kosovë, gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj nëntë të arrestuarve për krime lufte
Kosova dhe Fondi Saudit për Zhvillim vazhdojnë bashkëpunimin për rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm
Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s
Mickoski: Me Von der Leyen do të diskutojmë për zgjerimin e BE-së dhe negociatat me Bullgarinë
Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për forcimin e sigurisë në aviacionin civil
Athina mohon raportimin mediatik se e dërguara e ShBA-së kërcënoi qeverinë greke