| albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 12 ditësh
Me vendim të Kushtetueses, secili deputet e ka për obligim të votojë për, kundër ose të abstenojë ndaj propozimeve që duhet të dalin në Kuvend brenda 12 ditësh.
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 12 ditësh
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 12 ditësh
8 Tetor 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë për çështjen e seancës konstituive, duke e konsideruar atë të papërfunduar dhe u ka dhënë 12 ditë afat deputetëve ta finalizojnë procesin, prej ditës së publikimit të plotë të vendimit në faqen e saj.

Kushtetuesja ka konstatuar që me moszgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb nuk është konstituuar Kuvendi.

Lidhur me procedurën e ndjekur në procesin e deritanishëm me votimin ndaras të nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet joshumicë serbe dhe joserbe, Kushtetuesja ka deklaruar se kjo nuk përbën shkelje. Sipas Kushtetueses, deputetët mund të vendosin në vullnetin e tyre për procedurën e votimit në pako apo ndaras.

Gjithashtu, në aktgjykim është thënë se edhe votimi i secilit deputet serb me nga tri raunde votimesh nuk ka qenë shkelje.

"Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tri) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes grupeve parlamentare apo deputetëve", thuhet në vendim.

Aktgjykimi i publikuar më 8 tetor i obligon deputetët që të zgjedhin një nënkryetar nga komuniteti serb brenda 12 ditësh. Me vendim të Kushtetueses, secili deputet e ka për obligim të votojë për, kundër ose të abstenojë ndaj propozimeve që duhet të dalin në Kuvend brenda 12 ditësh.

"Gjykata ka parasysh se votimi për 8 (tetë) kandidatët nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka dështuar nga 3 (tri) herë, ndërsa 2 (dy) kandidate kanë refuzuar kandidaturën. Megjithatë, Gjykata konsideron se kriteri për votimin 3 (tri) herë për të njëjtin kandidat, i përcaktuar si mekanizëm debllokues në pikën IV të Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, në vetvete nuk mund të bëhet pengesë për konstituimin e Kuvendit, nëse (i) afati 30 (tridhjetë) ditor për konstituimin e Kuvendit nuk ka përfunduar dhe me kusht (ii) që të ketë vullnet të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit për ta konstituuar Kuvendin", thuhet më tej.

Më 28 gusht, kryeparlamentari Dimal Basha shpalli të konstituuar Kuvendin e Kosovës pavarësisht moszgjedhjes së një deputeti serb për nënkryetar të Kuvendit.

Lista Serbe dështoi në propozimin për Sllavko Simiqin në tri runde. Pas kësaj, Basha me short mundësoi votimin për çdo deputet të këtij grupi e edhe për deputetin jo të Listës Serbe, Nenad Rashiqin. Por, asnjëri nuk mori votat e mjaftueshme.

Bashkimi Evropian ka kërkuar disa herë formim sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë, por kjo nuk u arrit.

Seanca konstituive nisi më 15 prill dhe nga atëherë ajo nuk ka arritur ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë e re.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së