| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti egjiptian i “vendosur” për ta forcuar bashkëpunimin “konstruktiv” me Türkiyen
“Ne gjithashtu pohuam nevojën për të punuar në rritjen e vëllimit të shkëmbimit tregtar në 15 miliardë dollarë dhe për të larguar çdo pengesë që mund të pengojë arritjen e këtij qëllimi”, tha Sisi.
Presidenti egjiptian i “vendosur” për ta forcuar bashkëpunimin “konstruktiv” me Türkiyen
Presidenti egjiptian i “vendosur” për ta forcuar bashkëpunimin “konstruktiv” me Türkiyen / TRT Balkan
14 orë më parë

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur për ta forcuar bashkëpunimin “konstruktiv” me Türkiyen. 

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Kajro me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti Sisi tha se ata theksuan “nevojën për ta vazhduar zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit konstruktiv” midis Kajros dhe Ankarasë për “të arritur zgjidhje të qëndrueshme politike që adresojnë shkaqet rrënjësore të krizave” në rajon.

“Ne gjithashtu pohuam nevojën për të punuar në rritjen e vëllimit të shkëmbimit tregtar në 15 miliardë dollarë dhe për të larguar çdo pengesë që mund ta pengojë arritjen e këtij qëllimi”, tha Sisi.

Presidenti egjiptian bëri thirrje për koordinim më të ngushtë dhe bashkëpunim më të thellë midis vendeve të rajonit, me qëllim për ta garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë