Kryeparlamentarja e Kosovës priti në takim ambasadorin e Türkiyes, Tunç Angılı

Siç njofton institucioni i Kuvendit të Kosovës, gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

By
Kryeparlamentarja e Kosovës priti në takim ambasadorin e Türkiyes, Tunç Angılı / AA

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Kosovë, Tunç Angılı.

Siç njofton institucioni i Kuvendit të Kosovës, gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, Haxhiu dhe Angılı kanë diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes për Republikën e Kosovës dhe sipas njoftimit shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.