Shqipëri, Kuvendi ndërpret seancën pasi opozita bllokon foltoren

Kryeparlamentari Niko Peleshi ndërpreu fjalën e deputetit demokrat Flamur Noka, pasi, sipas Peleshit, deputeti përdori gjuhë diskriminuese.

By
Shqipëri, Kuvendi ndërpret seancën pasi opozita bllokon foltoren / AA

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë punimet e seancës parlamentare pasi opozita bllokoi foltoren pas tensioneve midis deputetëve.

Kryeparlamentari Niko Peleshi ndërpreu fjalën e deputetit demokrat Flamur Noka, pasi, sipas Peleshit, deputeti përdori gjuhë diskriminuese dhe një gjë e tillë shkaktoi tensione tek opozitarët.

"E ashtuquajtura mazhoranca. Personi 009 gjendet në gjithë dosjet që ka Britania për trafikun e dosjes, i cili gjendet në dosjet e Brukselit për trafiqe, tregon që ju jeni thjesht bandë dhe keni vënë një kryebandit në krye të grupit", deklaroi Noka.

Peleshi theksoi se deputeti po e merr fjalën me dhunë dhe se në një institucion kushtetues, kjo gjë nuk është e mundur. Teksa i ndërpreu fjalën Nokës, Peleshi i rikujtoi dhe masën disiplinore për vërejtje.

"Fjalë e mbushur me shantazhe, diskriminim, fyerje për të cilët morët dhe masë disiplinore vërejtje sipas nenit 64 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Me dhunë nuk merret fjala këtu. Ky është institucion kushtetues dhe nuk mund të merrni asgjë me dhunë", deklaroi Peleshi ndërsa i dha më pas fjalën në foltore deputetes Bora Muzhaqi.

Pas këtij momenti, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke sjellë dhe në ndërprerjen e seancës parlamentare.