| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Irani: Takimi i së hënës në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare në Ngushticën e Hormuzit
Araghchi tha se Teherani do t’u ofrojë vendeve pjesëmarrëse detaje të marrëveshjes së tij me Omanin dhe harta që lidhen me rrugën e re.
Irani: Takimi i së hënës në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare në Ngushticën e Hormuzit
Irani: Takimi i së hënës në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare në Ngushticën e Hormuzit/ Reuters

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se një takim i planifikuar të mbahet të hënën në Oman do të fokusohet në një rrugë të re detare përmes Ngushticës së Hormuzit.

Araghchi për Al-Araby Al-Jadeed tha se Teherani do t’u ofrojë vendeve pjesëmarrëse detaje të marrëveshjes së tij me Omanin dhe harta që lidhen me rrugën e re.

Ai theksoi se marrëveshja me Omanin “në asnjë mënyrë” nuk nënkupton rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Araghchi tha se kushti i Iranit për rihapjen e kësaj rruge strategjike ujore është që ShBA-ja t’u rikthehet angazhimeve të saj sipas memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit.

Ai shtoi se Teherani beson se përgjegjësia për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon u takon vetëm vendeve të rajonit.

Kryediplomati iranian shprehu shpresën se bisedimet e së hënës do t’i hapin rrugë konsultimeve të mëtejshme për çështje me interes të përbashkët mes vendeve të rajonit.



Eksploro
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për sulmet gjatë natës
Sisi i Egjiptit i bën thirrje Iranit të ndalë përshkallëzimin dhe të kërkojë zgjidhje paqësore
Putin: Tregtia brenda BRICS-it arrin në 1,2 trilion dollar
Motoçiklistët provokojnë besimtarët me kokë derri gjatë faljes së namazit në Lituani
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”
Shpërthimi i antraksit në Zambia vret 46 hipopotamë, 8 elefantë, 5 buaj dhe 1 krokodil
Presidenti libanez përjashton për momentin negociata të reja me Izraelin
Irani: Kryediplomatët arabë të hënën në Oman do ta nënshkruajnë marrëveshjen për lundrimin në Hormuz
ShBA-ja lidh imazhet satelitore kineze me sulmin iranian ku u vranë tre ushtarë
Arabia Saudite mbyll naftësjellësin Lindje-Perëndim pas disa sulmeve
Kremlini: Rusia e hapur për bisedime trepalëshe me ShBA-në dhe Ukrainën
Mbetje trupore të karbonizuara gjenden në tragetin e djegur në Filipine, 84 persona të zhdukur
BE-ja thotë se përdorimi i aseteve të ngrira ruse për Ukrainën mbetet “në tavolinë”
Trafiku detar në Bab el-Mandeb bie ndjeshëm, vetëm 26 anije në ditë qarkullojnë
Putin: Perëndimi po përpiqet ta rifitojë lidershipin global "me çdo kusht"
Irani: Omani të hënën do të presë takim rajonal mbi transportin detar në Hormuz
Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar
Izraeli bombardon një shkollë dhe shkatërron tunele në jug të Libanit
Ushtria e Jemenit thotë se ka rrëzuar pesë dronë të grupit Huthi në veri të vendit
Modi-Putin: Dialogu dhe diplomacia janë rruga për zgjidhjen e konflikteve