Kremlini njoftoi se Putin flet që prej kohësh për nevojën e zgjedhjeve në Ukrainë

Peskov komentet e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për këtë çështje një ditë më parë i përshkroi si mjaft të reja, duke mohuar që pala ruse të ketë biseduar për këto deklarata me ShBA-të.

By
Kremlini njoftoi se Putin flet që prej kohësh për nevojën e zgjedhjeve në Ukrainë / TRT Balkan

Zgjedhjet në Ukrainë janë një çështje për të cilën presidenti rus Vladimir Putin flet që prej kohësh, por Moska ende nuk ka biseduar për të me askënd, përfshirë edhe ShBA-të, njoftoi Kremlini të mërkurën.

“Kjo është diçka për të cilën presidenti Putin flet që prej kohësh, dhe kj është diçka për të cilën së fundmi ka folur edhe presidenti amerikan (Donald) Trump, kështu që do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në këtë drejtim,” tha zëdhënësi Dmitrij Peskov për gazetarët në një konferencë në Moskë.

Peskov komentet e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për këtë çështje një ditë më parë i përshkroi si mjaft të reja, duke mohuar që pala ruse të ketë biseduar për këto deklarata me ShBA-të.

“Nuk kemi pasur kohë të diskutojmë për këtë me askënd,” tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse pala ruse kishte biseduar për deklaratën me palën amerikane.

Të martën, Zelenski tha se është i gatshëm të mbajë zgjedhjet presidenciale në Ukrainë brenda 60-90 ditësh nëse sigurohen kushtet e nevojshme të sigurisë dhe ligjore, duke ftuar partnerët amerikanë dhe evropianë të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për votim gjatë kohës së luftës.