| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Peticioni kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision mblodhi mbi 600 mijë nënshkrime
Në deklaratën drejtuar të gjithë transmetuesve dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) thuhet: "Ne kërkojmë urgjentisht ta ngreni zërin tuaj kundër pjesëmarrjes së Izraelit.”
Peticioni kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision mblodhi mbi 600 mijë nënshkrime
Peticioni kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision mblodhi mbi 600 mijë nënshkrime / AA
12 Dhjetor 2025

Një peticion i nisur për ta ndaluar Izraelin nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës Eurovision të vitit të ardhshëm në Austri ka mbledhur mbi 600 mijë nënshkrime deri më tani.

Peticioni u lançua në platformën globale të qytetarisë "Avaaz" pas vendimit për ta lejuar Izraelin që të marrë pjesë në Festivalin e Këngës "Eurovision2026".

Në deklaratën drejtuar të gjithë transmetuesve dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) thuhet: "Ne kërkojmë urgjentisht që të ngrini zërin tuaj kundër pjesëmarrjes së Izraelit.”

Transmetuesit, atë që i bënë Rusisë duhet ta bëjnë edhe ndaj Izraelit. Pjesëmarrja e Izraelit duhet të ndalohet derisa qeveria izraelite të përfundojë sulmet e saj brutale ndaj civilëve në Gaza, të ndalojë së shënjestruari gazetarët dhe familjet e tyre dhe të fillojë të zbatojë ligjin ndërkombëtar humanitar".

"Pavarësisht gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza për më shumë se dy vjet dhe sulmeve të përditshme pavarësisht armëpushimit, Izraelit iu lejua pjesëmarrja në konkurs", theksohet në deklaratën ku rikujtohet se për këtë arsye ka vende të cilat kanë vendosur të bojkotojnë Eurovisionin.

Deklarata tregon se më shumë vende duhet të ndjekin shembullin për të ndryshuar vendimin e organizatorëve dhe se ndaj transmetuesve kombëtarë duhet të ushtrohet presion për t'u tërhequr menjëherë nga konkursi.

"Nuk mund ta lejojmë Izraelin të mbulojë krimet e tij me këngë dhe drita ndërsa aparteidi dhe shtypja brutale kundër palestinezëve vazhdojnë. Vitin tjetër, asnjë Eurovision për Izraelin, asnjë bashkëpunim në krimet e tyre", thuhet në deklaratë.

Peticioni deri më tani ka mbledhur rreth 609 mijë nënshkrime.

EBU-ja mbajti mbledhjen e 95-të të Asamblesë së Përgjithshme në Gjenevë më 4 dhjetor. Pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së për ta lejuar Izraelin të marrë pjesë në Festivalin e Këngës "Eurovision 2026" pa votuar për të, kanalet televizive shtetërore të Spanjës, Holandës, Sllovenisë, Irlandës dhe Islandës protestuan kundër vendimit dhe vendosën të tërhiqen nga Eurovisioni.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë