Raportohet se Trump është zotuar se nuk do ta lejojë Izraelin ta shkelë armëpushimin në Gaza
Premtimi i Trumpit për të mos e lejuar Izraelin ta shkelë armëpushimin, përmendet si një faktor në pranimin e marrëveshjes nga Hamasi.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, thuhet se është zotuar se nuk do të lejojë që armëpushimi i arritur në Rripin e Gazës të prishet nga qeveria izraelite.
Në faqen e lajmeve Axios janë paraqitur informacione lidhur me zhvillimet diplomatike para armëpushimit të arritur në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
Në lajmin që bazohet në zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, vihet në dukje se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur në mars.
Për këtë arsye, Hamasi thuhet se ishte i shqetësuar se një rezultat i ngjashëm mund të paraqitej në negociata.
Megjithatë, u vu re se Përfaqësuesi Special i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner, i cili mori pjesë në negociata, i përcollën Hamasit, nëpërmjet zyrtarëve të vendeve ndërmjetësuese të Turqisë, Egjiptit dhe Katarit, se Presidenti i ShBA-së "qëndron pas çdo dispozite të planit 20-pikësh dhe do të sigurojë zbatimin e tij të plotë".
Premtimi i Trumpit për të mos e lejuar Izraelin ta shkelë armëpushimin, përmendet si një faktor në pranimin e marrëveshjes nga Hamasi.
Bëhet e ditur se fakti që ShBA-ja do të dërgojë 200 ushtarë në Izrael për të monitoruar armëpushimin e arritur në Gaza, është një pjesë e garancisë së dhënë nga Trump.
Gjithashtu, në lajm theksohet se trupat amerikane nuk do të hynë në territoret e Gazës dhe se do ta monitorojnë armëpushimin përmes një qendre që do të ngrihet në Izrael.