Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, zhvilluan të hënën bisedime në Jeruzalemin Perëndimor për të diskutuar fazën e dytë të një marrëveshjeje për armëpushimin në Gaza, raporton media izraelite.
Kanal 12 izraelit tha se diskutimet në zyrën e Netanyahu fokusohet në zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes për armëpushim, e cila hyri në fuqi më 10 tetor.
Kushner, dhëndri i Trump, dhe Përfaqësuesi i ShBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, luajtën një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes. Ai mbërriti në Izrael vonë të dielën për bisedime me zyrtarët izraelitë.
Faza e parë e marrëveshjes përfshinte lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Sipas armëpushimit, grupi palestinez Hamas liroi 20 pengje izraelitë të gjallë dhe dorëzoi eshtrat e 26 nga 28 pengjet, shumica prej të cilëve izraelitë.
Megjithatë, Izraeli pretendoi se një nga trupat e marrë nuk përputhej me asnjë nga pengjet e listuara të tij.
Faza e dytë e planit parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamas.
Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë mbi 69.000 njerëz dhe ka plagosur më shumë se 170.600, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.























