| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme
Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për shtyp, ku ka theksuar se në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme
Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme / AA
6 Mars 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin pas procesin të pasuksesshëm të zgjedhjes së presidentit të vendit, duke hapur rrugën zgjedhjeve të reja të parakohshme, raporton Anadolu.

Osmani ka mbajtur konferencë për shtyp, ku ka theksuar se në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

"Jam këtu përpara jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës", ka deklaruar Osmani.

Ajo tha se pas konsultimeve me partitë politike sot do të caktohet data e re e zgjedhjeve.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës mbrëmë në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm apo dy të tretave të deputetëve të pranishëm në sallën e seancës plenare, ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri.

Mandati i presidentes aktuale Osmani përfundon më 4 prill 2026.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ministri Hoxha: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030
Liderë të Ballkanit urojnë kreun e partisë Tisza, Peter Magyar, për fitoren e zgjedhjeve në Hungari
Besimtarët ortodoksë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kremtojnë Pashkët
Nufi pret shefin e Shtabit italian, theksohet avancimi i partneritetit dhe kapaciteteve ushtarake
Mbahet konferencë për dijetarët shqiptarë të periudhës osmane në Tiranë
Kosova miraton Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë
Kurti në Londër: Dekada e ardhshme mund të jetë e BE-së nëse ajo menaxhon betejat aktuale
Ministri Hoxha për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: Është prioriteti strategjik kombëtar
Kurti: Kosova dëshiron bashkëpunime dhe më të ngushtë ushtarak me Britaninë e Madhe
Rrëqebulli i Ballkanit filmohet sërish në Shqipëri
Kurti pritet nga sekretarja e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia ta pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën
Ministri Hoxha takon ambasadorin e Azerbajxhanit, riafirmohet forcimi i lidhjeve dypalëshe
Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Forcim i bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun
Kryediplomati i RMV-së, Mucunski në Uashington thekson partneritetin me ShBA-në dhe integrimin në BE
Kadastra shqiptare: 550 kulla drejt certifikimit të pronësisë
Ambasadori i Türkiyes në Tiranë: Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme
Kryediplomati Hoxha në takim me ambasadorin serb në Tiranë: Kosova është shtet i pavarur
Kurti takohet me shefen e NATO-s për Operacione, thekson përgatitjet e FKS-së për misonin në Gaza