| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Siri, dy të vrarë nga shpërthimi i bombës jashtë gjykatës në verilindje të vendit
Raportohet se forcat e sigurisë së brendshme rrethuan zonën dhe po hetojnë rrethanat e shpërthimit.
Siri, dy të vrarë nga shpërthimi i bombës jashtë gjykatës në verilindje të vendit
Siri, dy të vrarë nga shpërthimi i bombës jashtë gjykatës në verilindje të vendit/ Foto arkiv

Dy persona u vranë të premten kur një bombë shpërtheu jashtë gjykatës në Hasakah, në verilindje të Sirisë, njoftoi transmetuesi shtetëror i vendit.

Alikhbariah TV tha se forcat e sigurisë së brendshme rrethuan zonën dhe po hetojnë rrethanat e shpërthimit.

Transmetuesi nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me identitetin e viktimave apo natyrën e shpërthimit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin deri në orën 08:30.